Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde,  ka folur për mediat para ndeshjes ndaj Sevillas, duke u ndalur në veçanti te njëri nga lojtarët e tij, Luis Suarez, i cili po vuan mungesën e golit.

“Kundërshtari në fushën e tij është i frikshëm, luan mirë edhe larg shtëpisë. Ndeshja do të jetë e vështirë, por mjaft e rëndësishme.

Luis Suarez? Javën e kaluar e ka filluar nga stoli dhe ndoshta e “zuri gjumi”. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë me të. Suarez krijon shanse në çdo lojë, ndaj është e vështirë të bëjmë pa të. Nuk ka shënuar kohët e fundit, por gjithmonë fokusi lidhet me emra si ai.

Mos harroni se po flasim për golashënuesin e pestë më të mirë në historinë e klubit. Në dy ndeshjet e fundit, Suarez ka patur shumë shanse për të shënuar. Të gjithë kemi nevojë për golat e tij, por nevojitet durim dhe këmbëngulje”, deklaroi Valverde.

Flash Lajme