“U kërkoj falje të gjithë njerëzve që janë ndjerë të ofenduar dhe për gjestin ndaj Juventusit”. Kështu është shprehur Diego Simeone në prag të ndeshjes ndaj Villareal, duke bërë “mea culpa” për gjestin e bërë në golin e parë ndaj bardhezinjve.

“Ishte një gjest i shëmtuar për atë që përjetova nga futbollistët e mi. Me këtë dua ta mbyllë argumentin. Nuk po kërkoj justifikime”.

Skenari më i keq i mundshëm, është se argjentinasi rrezikon që të skualifikohet me një ndeshje, dhe ta shohë ndeshjen nga tribuna. Atletico mban frymën, ndërkohë që Simeone ka komentuar edhe gjestin e Ronaldos: Kuptoj gjithçka. Godin tek Interit? Nuk mund të them asgjë. Nëse Atletico dhe Godin duan të thonë diçka, do ta thonë”. /Koha Jone/