Nesër në mbrëmje do të luhet gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Mbretit mes Real Madrid dhe Barcelonës, teksa sfida e parë mes tyre u mbyll në barazim 1-1. Los Blancos kanë avantazhin e golit në fushën kundërshtare, teksa trajneri Solari ka komentuar prag-sfidën.

“El Clasico e bën Spanjën kryeqytetin botëror të futbollit. Kjo lloj ndeshjeje e bën Spanjën një vend fantastik dhe të mrekullueshëm. A do të luajë Bale? Fokusi ynë është 100% te ndeshja e nesërme. Pra, unë nuk merrem vetëm me atë, por me të gjithë lojtarët e tjerë.

Frikë? Kjo fjalë nuk ekziston në futboll. Stërvitemi çdo ditë, vëmë zemrën në fushë ndaj cilitdo kundërshtari. Natyrisht, të luash kundër Messit është kënaqësi.

Vinicius Junior? Shokët e tij e kanë ndihmuar shumë. Ai sjell talentin, punën dhe dëshirën për të mësuar. Edhe unë mundohem ta këshilloj, pasi është një djalë shumë i hapur”, deklaroi Solari.

Flash Lajme