Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ndjek me kujdes zhvillimet e fundit te ekipi spanjoll.

Së fundmi, ai ka lëshuar një deklaratë të çuditshme që ka trazuar jo pak ujërat në Madrid.

Ai ka publikuar një status në Twitter, një ditë pasi Barcelona eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me rezultatin 0-3.

Ish-presidenti shkroi: 

Kam një ndjenjë, dhe diçka më shumë, se sezonin e ardhshëm Mourinho do të ulet në stolin e Real Madridit”.

Trajneri aktual i galaktikëve, Santiago Solari nuk ka besimin e duhur nga drejtuesit dhe nuk është aspak çudi që të plotësohet profecia e ish-presidentit.

Tengo la sensación, y algo más, de que la próxima temporada Mourinho se sentará en el banquillo del @realmadrid

— Ramón Calderón (@rcalderonorg) February 27, 2019

Flash Lajme