Atletico Madrid ka rrëmbyer një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Real Sociedaditit, teksa heroi për skuadrën e Diego Simeones ishte Alvaro Morata me dy gola të shënuar.

Sfida në “Anoeta” u mbyll  brenda tre minutave (30-të dhe 33-të) nga ish-sulmuesi i Chelsea-t, fillimisht në zhvillimet e një goditjeje këndi, pas devijimit të Godin, dhe 3 minuta më vonë sërish me kokë, pas ekzekutimit të një goditjeje standarde nga Koke.

Nga minuta e 62-të “Los Colchoneros” luajtën në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq (pas dy të verdhave) të Koke, por skuadra e Simeomes, e mësuar me vuajtje, e administroi rezultatin, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në këtë transfertë të vështirë.

Rivendoset tashmë diferenca prej 7 pikësh me Barcelonën kryesuese, ndërsa Reali ndjek i treti me 5 pikë më pak.

Flash Lajme