Kamza zbriti sot në fushë në orën 14:00 në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë, ndërsa Komisioni i Disiplinës kishte marrë vendimin dhe pritej vetëm zbardhja e tij.

Në një kohë që skuadra po stërvitej, lojtarë si kapiteni Plaku dhe portieri Avdyli, të cilët nuk po kryenin stërvitje, me celular në dorë prisnin vendimin.

Sapo ai doli, nuk kanë munguar lotët në sytë e futbollistëve. Stërvitja ka qenë e pamundur të vazhdohej. Tashmë lojtarët janë mes katër rrugëve dhe nuk dinë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre.

Shanset për të luajtur brenda vendit janë zero, ndërsa transferimi në ndonjë kampionat të vendeve nordike dhe aziatike është shansi i fundit. Situata për 25 futbollistë të federuar zyrtarisht me Kamzën tashmë është kritike, pasi të gjithë bëjnë një hap prapa në karrierën e tyre.

Flash Lajme