“Do të jetë një ndeshje e vështirë, Atletiko është një skuadër që ka luajtur dy finale Championsi në katër vitet e fundit. Është kandidate për ta fituar Champions League, kështu që e dimë që do të jetë e vështirë, por nëse Juventusi luan mirë, do ta kalojë turin.

Jam i lumtur në Itali, luaj në një kampionat mjaft kompetitiv. Bilanci është mjaft pozitiv, në nivelin individual ndihem mirë. E ndjej veten adapt për kampionatin italian, që është i vështirë, më i vështiri për sulmuesit. Një kampionat me shumë kualitet, nuk e prisja të ishte kështu. Edhe familja ime është e lumtur në Itali, gjithçka është pozitive. Është një realitet ndryshe për familjen time, një gjuhë dhe një kulturë ndryshe. Jetoj larg shtëpisë që kur isha 11 vjeç dhe nuk kam probleme.

Shkova në Angli kur isha 18 vjeç, në Madrid kur isha 25 dhe tani në Torino 33. Nuk e kam problem të ambientohem në një vend me kulturë ndryshe. Nuk më mungojnë Spanja dhe Portugalia. Kam lënë shumë miq, një klub që më ka dhënë shumë dashuri, por nuk më mungon ai vend, sepse i kam të njëjta gjëra edhe këtu.

Sipas meje, është më e vështirë të shënosh në Serinë A se në La Liga, ku luhet më hapur. Në Spanjë skuadrat rrezikojnë më shumë, kurse këtu ka prioritet mbrojtja. Kam luajtur edhe në Angli për 5 vite, ndaj them se kampionati më i vështirë për të shënuar është ai italian”, – është shprehur Ronaldo.

Flash Lajme