Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është një ndër portierët me paraqitjet më të mira në Seria A këto dy sezonet e fundit. Me paraqitjet e tij ai ka tërhequr jo pak vëmendjen e klubeve të mëdha.

Verën e kaluar portieri ka marrë vëmendjen e Liverpulit, skuadër e cila ka qenë e gatshme të paguajë 40milionë euro për kartonin e shqiptarit, ofertë kjo gjithësesi e refuzuar nga presidenti i Lacios.

Por nga të dhënat që raportohen  nga “Il Messangero”, përflitet se Totenhemi ka gati një ofertë për Strakoshën, duke shprehur gatishmërinë për të blerë kartonin e tij me një shumë prej 40milionë eurosh.

Totenhemi kërkon që të zëvendësojë portierin Hugo Loris, i cili është 32-vjeç dhe duket se nuk ka më shumë vite të tjera në nivele të larta./D.B/Dritare.net

Flash Lajme