Në Angli vijon të jetë problem racizmi ndaj futbollistëve të huajë, duke i sulmuar me parulla të ndryshme. “Salah është një bomber”, fjalia që bën një analogji mes pozicionit të futbollistit egjiptian dhe përkatësisë e fesë së tij ka rikthyer racizmin si aktualitet në Angli, pak kohë pas episodeve diskriminuese nga tifozët e Malit të Zi.

Ultrasit nga Ballkani shënjestruan lojtarët me ngjyrë në eliminatoret e Europianit 2020, ndërsa për tifozët e Chelsea, kjo është diçka e përsëritur shumë herë. Në transfertën europiane ndaj Sllavias së Pragës, ku për Mohamed Salah nuk duhej të flitej fare, mbështetës të Chelsea që fitoi minimalisht të enjten, u bënë protagonistë të koreve raciste.

I menjëhershëm ishte reagimi i Chelsea dhe Liverpool që dënuan rastin në fjalë. Skuadra londineze u impenjua gjithashtu për të gjetur fajtorët dhe për t’i privuar ata nga mbështetja e ekipit të bluve.

Flash Lajme