Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Skandali/ Holandezët “duan” luftë, doreza hekuri dhe flakadanë para Juventusit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali. Disa tifozë holandezë, të cilët ishin nisur drejt Torinos për të parë ndeshjen e kthimit midis Juventusit dhe Ajaksit, janë ndaluar nga policia.

Sipas autoriteteve vendore, tifozët posedonin mjete të ndaluara, si doreza hekuri, kapsolla dhe tymuese.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini komentoi këtë akt të turpshëm nga mbështetësit e Ajaksit.

“Ne dënojmë çdo akt dhune, brenda dhe jashtë stadiumit. I falenderoj efektivët e Policisë. Përsa i përket huliganëve, s’ka ndeshje për ta”, u shpreh 46 vjeçari.

Kjo ngjarje erdhi pas përplasjes së 10 prillit, incident i ndodhur pak orë para barazimit 1-1 të Juventusit në Amsterdam. Pas atyre trazirave, policia holandeze arrestoi të paktën 120 tifozë të bardhezinjve.

Flash Lajme