Zyrtarizimi i trajnerit Edy Reja në krye të Shqipërisë është shtyrë, pasi ka dështuar plani për ta prezantuar ditën e sotme.  Akordi mes tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është arritur, por mungojnë vetëm disa detaje finale për firmën.

Mediat italiane cilësojnë të mërkurën si ditën vendimtare. Një nga ngërçet e krijuara është kohëzgjatja e kontratës. Reja kërkon të firmos për 1 vit në stolin kuqezi ndërsa presidenti Duka kërkon 2 vite. Kjo mund të zgjidhet me opsioni 1+1, pra 1 vit dhe nj rinovim i mundshëm, çka do t’i kënaqte të dyja palët.

Një tjetër problem që duhet zgjidhur është çështja e zëvendës trajnerit. Reja kërkon si asistent Alesandro Calori-n dhe për këtë, Federate Shqiptare është dakord, por trajneri italian i sapo larguar nga Ternana nuk ka zgjidhur ende kontratën me klubin e Serie C.

Fillimi i javës së ardhshme do të vulosë përfundimisht zyrtarizmin e Reja-s, me teknikun 73-vjeçar që do të vijojë dinastinë e trajnerëve italianë në stolin e Shqipërisë prej gati 1 dekade.

Flash Lajme