Lacio ka siguruar një vend në Europa League për sezonin tjetër. Lacio arriti të mposhtë në finale Atalantën me rezultatin 2-0. Skuadra e Tomas Strakoshës ka fituar përballë Berat Gjimshitit.

2 golat e Lacios u shënuan nga Milinkovic Savic, Correa. Kjo është hera e shtatë që Lacio fiton Kupën e Italisë. Kjo fitore i jep të drejtë Lacios për të qënë pjesëmarrëse në finalen e SuperKupës së Italisë, ku do të përballet me kampionen e Seria A, Juventusin në fillim të muajit gusht. /K.C/dritare.net

Flash Lajme