SunSport kupton se kontratat janë nënshkruar dhe dorëzuar në Premier Ligë mes Ashley dhe miliarderit me qendër në Dubai Shejh Khaled bin Zayed Al Nehayan.Ai është një anëtar i lartë i familjes mbretërore Abu Dhabi dhe vitin e kaluar dështoi në një blerje prej 2 miliardë eurove të Liverpool, transmeton lajmi.net.


Newcastle kishte qenë subjekt i përpjekjeve të mëparshme, por të pasuksesshme të blerjes nga Amanda Staveley dhe Peter Kenyon.Por Ashley tani ka vendosur t’i japë fund presidencës 12-vjeçare në Tyneside.Një nga punët e para të Sheikut do të jetë ofrimi i kontratës së re për menaxherin Rafa Benitez.Al Nehayan dëshiron një skuadër të fortë në kampionatin anglez, që të konkurrojë bashkë me kushëririn e tij.Tifozët e Newcastle janë lumturuar pas këtij lajmi, pasi një trofe mungon që nga viti i largët 1969. /Lajmi.net/

Flash Lajme