Struga rikthehet në elitën e futbollit maqedonas. për këtë skuadër, ky sukses është historik, pasi janë dashur 25 vjet që të rikthehen përsëri në nivele të larta.

Pra, duke nisur që nga sezoni 2019-2020-të, Struga do të jetë në Ligën e Parë të futbollit maqedonas.

Presidenti i këtij klubi, Mendi Qyra, është shprehur për televizionin Klan Macedonia, se ky është një moment historik.

“Kjo është një ditë historikë për Strugën, sepse për një periudhë kohore në kemi bërë historinë për Strugën dhe mendoj se një ekip i konsoliduar siç është tani, apo edhe në të ardhmen, duhet të kemi synime edhe më të mëdha”, është shprehur Qyra.

Flash Lajme