Njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke qëndruar në smartfonë dhe tableta, janë duke zhvilluar ‘zgjatime’ të kockave në pjesën e prapme të kokës, thonë shkencëtarët.

I konsideruar si i rrallë kur u disktuua për herë të parë në vitet 1800, tani fenomeni i zgjatimeve kockore mund të preket me gishta ose t’i shohim ato tek njerëzit tullacë, transmeton lajmi.net.

Të rinjtë po i zhvillojnë ato më shpejt, me hulumtimet që tregojnë se gungat e këtilla janë më të shpeshtat mes grupmoshave 18-30 vjeçe.

Shkencëtarët në Universitetin e ‘Sunshine Coast’ në Queensland të Australisë, kanë bërë hulumtime të hollësishme mbi këtë fenomen.

Ata skanuan më shumë se një mijë kafka që u përkisnin njerëzve që varionin në moshën 18 deri në 86 vjeç, raporton BBC Future.

Hulumtuesi kryesor, Dr David Shahar, i tha BBC-së se “kam qenë mjek klinik për 20 vjet dhe vetëm në dekadën e fundit gjithnjë e më shumë po zbuloj që pacientët e mi kanë këtë lloj rritjeje në kafkë”.

Dr Shahar sugjeron se arsyeja e zgjatimit të kockave po bëhet gjithnjë e më e zakonshme tek njerëzit që shpenzojnë më shumë kohë duke shikuar poshtë.

Flash Lajme