Instagrami ka rënë nga sistemi sërish mëngjesin e sotëm, duke ngjallur zemërim te përdoruesit.

Platforma shfaqi probleme që në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë që rinisi funksionin rreth orës 11:30.

Përgjatë këtyre orëve kanë ardhur mijëra raportime nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, si dhe SHBA, Rusi, Malejzi dhe Indi.

Përdoruesit janë bllokuar në platformë duke e patur të pamundur që të rifreskojnë përditësimet e tyre.

Kjo verë ka qenë një periudhe e keqe për rrjetet sociale në tërësi, që kanë pësuar rënie dhe mosfunksionime të vazhdueshme.

Kujtojmë që “Facebook”, duke përfshirë “Instagramin” dhe “Whatsapp”-in ranë në fillim të muajit, problem që vazhdoi në ditët në vijim.

Flash Lajme