WaBetaInfo raporton se minorenët nën 16-vjeç që jetojnë në vendet e BE, mund të ndalohen të përdorin “WhatsApp”.

Raportohet që krijuesit e platformës së shkëmbimit të mesazheve po shikojnë mundësinë e krijimit të një sistemi që do pengojë përdorimin e aplikacionit nëse nuk plotëson kërkesën e të dhënave personale.

Teorikisht kufizohet përdorimi i “WhatsApp”-it për ata që kanë mbushur 16 vjeç, siç thotë dhe dokumenti në fund për kushtet e përdorimit të platformës.

Megjithatë ky kufizim ka mbetur deri më tani teori, që shumë shpejt mund të vihet në praktikë. Sidoqoftë, nuk dihet mënyra se si do të verifikohet mosha e vërtetë e përdoruesve, por zërat thonë që do të ketë një ndërthurje mes të dhënave që ata kanë në Facebook dhe Instagram.

Flash Lajme