Tri javë më parë ajo kishte shkruar një postim në “Facebook”, “29 korrik, Gëzuar Ditëlindjen Gjysh!”, dhe menjëherë pas këtij veprimi llogaria e saj e “Facebook”-ut u çaktivizua.

Bëhet fjalë për Edda Negri Mussolini-in, mbesën e “Duçes”. E indinjuar pas veprimit të rrjetit social, ajo vendosi t’i dërgojë një mesazh në seksionin italisht “Facebook”-ut në mënyrë që llogaria e saj e vjetër të mund të riaktivizohej.

“Në 29 korrik shkrova në profilin tim të ‘Facebook’-ut ‘Gëzuar Ditëlindjen gjysh!’ Nuk shkrova kurrgjë tjetër, asnjë lëvdatë mbi fashizmin. Postimi u bllokua për 24 orë, e mandej profili u çaktivizua. Në atë profil kisha mbi 7 mijë persona që më ndiqnin. Njerëz të ndryshëm më shprehën solidaritetin dhe ishin bllokuar. Kësisoj, kjo nuk është vetëm beteja ime. Nuk mu dha asnjë motivacion mbi pezullimin, nuk e di përse profili është mbyllur. Për një urim për gjyshin?! Së paku më thoni motivacionin!”, shprehet Edda.

Negri Mussolini ka hapur tanimë një faqe të re në internet, dhe i ka kërkuar avokatit të saj Francesco Minutillo ta ndiqte çështjen. Avokati i saj flet për një censurë arbitrare dhe të paligjshme, dhe “për një betejë lirie dhe ligjshmërie që shqetëson kaq shumë njerëz”.

Flash Lajme