Sipas një ankete ku janë pyetur 3,640 përdorues smartfonësh, mëse gjysma e tyre mbajnë telefonët ekzistues për një periudhë 3 deri në 5 vjeçare.

Një studim i ri tregon frikën më të madhe të prodhuesve si Apple dhe Samsung.

Sipas një ankete ku janë pyetur 3,640 përdorues smartfonësh, mëse gjysma e tyre mbajnë telefonët ekzistues për një periudhë 3 deri në 5 vjeçare.

Në vitet e fundit është vënë re një ngadalësim i intervalit të ndërrimit të telefonëve. Njerëzit dikur nxitonin të blinin iPhone më të fundit dhe më të mirë ndërsa sot me durim po presin edhe për 1 apo dy vite më shumë për të kaluar në modelet e reja.

Ende ka shumë njerëz që sot mbajnë një iPhone 7 e madje edhe 6 në përdorim. Të dhënat e anketës tregojnë se njerëzit janë më të kujdesshëm ndaj çmimit dhe funksionaliteteve bazë të telefonit.

Sot janë më pak të shqetësuar rreth teknologjive të fundit dhe ky nuk është aspak lajm i mirë për prodhuesit. Një cikël përditësimi dy vjeçare ka qenë standardi në të kaluarën, shenjat tregojnë se ky cikël do të zgjerohet më shumë.

55% të përgjigjurve thanë se kanë planifikuar të mbajnë telefonët e tyre për 3 apo edhe pesë vite. 47% e tyre thanë se telefonin e kaluar e kishin mbajtur për tre vite.

Vetëm 15% e tyre kishin ndryshuar telefonin çdo dy vite. /PCWorld.al/

Flash Lajme