Muajin e kaluar The Guardian zbuloi se Apple kishte punësuar kontraktorë për të dëgjuar regjistrimet e Siri të cilat përmbanin edhe informacione konfidenciale nga përdoruesit e iPhone dhe iPad.

Këto informacione varionin nga të dhëna mjekësore deri tek regjistrime të çifteve duke kryer marrëdhënie seksuale.

Një raport i ri nga Irish Examiner jep një panoramë të përgjithshme të shtrirjes së këtij skandali.

Punonjësit e kontraktorit dëgjonin deri në 1,000 regjistrime secili dhe sipas The Examiner kanë qenë plot 300 punonjës.

Përdoruesit e prekur vinin kryesisht nga Kanadaja, Australia ose Britania ndërsa kishte ekipe të vogla që kanë dëgjuar regjistrime edhe për gjuhë të tjera Evropiane.

Por vlen të theksohet se Apple nuk është vetëm në këtë praktikë. Amazon, Google dhe Facebook të gjithë kanë aplikuar praktika të ngjashme por Apple është një kompani e cila e mban veten për kampion të privatësisë.

Madje në Faqen e Privatësisë të kompania thuhet “Tek Apple, ne besojmë se privatësia është një e drejtë themelore e njeriut.”

Apple tha se ka ndaluar këtë praktikë dhe nisur hetime për ngjarjen. Çfarë do që kompania të bëjë tashmë, dëmi është bërë dhe miliona përdorues që i kanë qëndruar besnik kompanisë prej vitesh tashmë janë në dyshime. /PCWorld

Flash Lajme