Instagram sot është duke e prezantuar aplikacionin e ri të quajtur “Threads.”
Ky aplikacion është kryesisht për mesazhe, por i dizajnuar vetëm për shoqërinë tuaj të ngushtë. Për këtë aplikacion ka qenë duke u folur që nga gushti, por është fshehur nga ‘Instagram.


Përmes, këtij opsioni ju do të jeni në gjendje të ndani foto, video, mesazhe të shpejta me listën e ‘shoqërisë së ngushtë’, raporton “The Verge”.“Threads” ka 3 përbërës kryesor. E para është kamera, për foto dhe video, dhe që nuk ka asnjë filter.E dyta është inboxi, apo pjesa e mesazheve, që ju qon drejtpërdrejtë tek mesazhet në instagram, por që është i limituar për listën e ‘shoqërisë së ngushtë’ që do të thotë që ky do të jetë inboxi më i shkurtër, që keni pas në jetën tuaj.
Për fund, ‘ekrani i statusit’, që duket të jeni opsioni më i diskutueshëm i këtij aplikacioni. Është një mesazh i kohës moderne, p.sh ‘insagram’ ka ofruar disa emoji dhe statuse që i ka krijuar vet, ju zgjidhni njërin prej tyre dhe se sa kohë dëshironi ta mbani.

Flash Lajme