Aston Martin konfirmoi se veturat DB5, V8 Vantage dhe Valhalla do jenë pjesë e filmit ‘No Time to Die’.
Por, tash prodhuesi i veturave ka konfirmuar se protagnisti i filmit ‘James Bond’ do e vozisë DBS Superleggera, transmeton lajmi.net.


Modeli në fjalë do bëjë dalë për herë të parë në kinema, në kuadër të filmit ‘No Time to Die’.
Mjeti lëvizës me të cilin do kryesojë filmin aktori Daniel Crage, i cili luan rolin e James Bond, posedon një motor 5.2-litërsh, me 715 kuaj-fuqi dhe potencë të vendosur në gomat e prapme.
Falë kësaj përformance, vetura arrin shpejtësinë 100 km/h për vetëm 3,4 sekonda.
Filmi pritet të debutojë më 8 prill të 2020-ës, premiera e së cilit do të shfaqet për herë të parë në kinematë e SHBA-ve.

Flash Lajme