Kompania prestigjioze e teknologjisë, Apple, ka nisur një plan riparimi falas për modelet iPhone 6 dhe iPhone 6S të cilat kanë probleme me mbushje të baterisë.

“Jo të gjithë iPhone 6 dhe 6S janë të përfshirë”, thekson uebfaqja “MacRumors”, që shton se telefonat më të prekur nga problemi janë shitur midis tetorit 2018 dhe gushtit 2019.

Për të kontrolluar nëse pajisja juaj është në këtë lloj, mund të shkoni në uebfaqen e Applet dhe të kontrolloni numrin serik. Pas verifikimit, mund ta çoni iPhonein në një qendër riparimi të Applet.

Telefonat inteligjentë të prekur nga problemi kanë vështirësi në rimbushjen dhe, në rastet më serioze, ata madje as nuk ndizen.

Zëvendësimi i komponentit të dëmtuar nuk përfshin ndonjë kosto për sa kohë që ndërhyrja kryhet nga një qendër e autorizuar nga Apple.

Plani i zëvendësimit dhe riparimit do të mbetet në dispozicion brenda dy viteve nga data e blerjes së smartfonit./atsh

Flash Lajme