Ndërsa për njeriut instinktivisht është e lehtë menaxhimi i një situate të tillë edhe me ndërhyrje të objekteve të jashtme, për robotët është sfidë më vete.

Një robot arriti të zgjidhë kubin Rubik me vetëm një krah robotik duke demonstruar sesa larg robotët kanë shkuar por gjithashtu edhe sa na ngelet.

Sistemi i OpenAI përdori një simulim kompjuterik për ti mësuar dorës robotike sesi të zgjidhë kubin rubik i cili në të njëjtat kushte do ti merrte një njeriu të vetëm 10,000 vite.

Koha e zgjidhjes së kubit rubik varionte por në tërësi merrte plot 4 minuta. Duke përdorur inteligjencën artificiale dhe robotikën, kubi Rubik u zgjidh në 0.38 sekonda në Mars të 2018-ës nga inxhinierët e MIT.

Ajo që e bën të veçantë përpjekjen e OpenAI është përdorimi i një roboti i ndërtuar jo për këtë qëllim specifik.

Në videon e publikuar nga OpenAI, roboti hasi vështirësi në zgjidhjen e kubit kur ngacmohej nga jashtë si afrimi i një xhirafe.

Ndërsa për njeriut instinktivisht është e lehtë menaxhimi i një situate të tillë edhe me ndërhyrje të objekteve të jashtme, për robotët është sfidë më vete.

OpenAI është themeluar në Tetor të 2015-ës themeluesi i Tesla Elon Musk dhe specialisti i startupeve Sam Altman. /PCWorld.al/

Flash Lajme