Super jahti ka në posedim katër kabina me hapësirë të madhe, të cilat kanë vend deri në 12 persona, një urë private dhe një tarracë, përfshirë dhe një vaskë me hidromasazh dhe një bar për pije.


Bëhet fjalë për një super jaht të projektuar nga kompania prodhuese e automobilave ‘Porsche’, i cili mund të ecë pa pushim për 3200 kilometra në mënyrë autonome, transmeton lajmi.net.
Super jahti Royal Falcon One, krahasohet shpesh me anije hapësinore, për shkak të dizajnit të jashtëm të saj.
Çmimi i mjetit transportues ujor mund të mësohet vetëm për të interesuarit, e cila shitet nga kompania Camper & Nicholsons International.