Instagrami do të heqë Like-t (pëlqimet) në fotot tuaja, pra Like-t nuk do të jenë të dukshme për të tjerët. Ju do të mund t’i shikoni, por ndjekësit tuaj jo.

Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri ka treguar se javën që vjen askush nuk do të mund të shohë sa pëlqime kanë ndjekësit e tyre.

Ky vendim është marrë për të ulur konkurrencën në Instagram dhe për të mos ju ushtruar presion njerëzve që të marrin sa më shumë pëlqime. Fillimisht vendimi do të aplikohet në SHBA, për të vazhduar më pas në çdo vend tjetër të botës.

Flash Lajme