Në filmin Bad Boys For Life, zbulohet shkathtësia që ka Porsche 911 në lëvizje.
Gjatë muajit shtator, ishte bërë i ditur vazhdimi i filmit aksion me protagonist kryesorë Will Smith dhe Martin Lawrence, gjersa janë shfaqur edhe skena të tjera të Bad Boys For Life, transmeton lajmi.net.


Porsche 911 Carrera 4S është vetura që e shfrytëzojnë aktorët për skena në film.
Vetura në fjalë shfaqet duke kaluar me lehtësi kthesat dhe të kalojë me saktësi nëpër trafik të dendur.
Megjithëse ende e pa publikuar, modeli i ri i Porsche do ketë motor 3.0 litra me 443 kuaj-fuqi.
Kjo do i mundësojë veturës të lëvizë në 100 km/h për 3.2 sekonda.

Flash Lajme