Kam harruar të ha drekë atë ditë dhe kam qenë i uritur e i dehidratuar.  Uoma është një njeri me shpirt të madh. Bota ka nevojë për më shumë dashuri

Një punonjës i kompanisë Amazon ka përfunduar në objektivin e rrjetit, pasi një video e shpërndarë nga një qytetare në pragun e banesës së saj është parë nga mbi 12 milionë njerëz. Karim Ahmad-Reed dorëzoi një pako në një shtëpi në Wilmington, për Kathy Ouma javën e kaluar, dhe u befasua kur pa një kuti me çokollata dhe pije, të lëna nga e zonja e shtëpisë, posaçërisht për punonjësit e shpërndarjes. Por, ajo që e befasoi më shumë, punonjësin e Amazon, ishte fakti se gjestet e tij të festimit, të kapur nga kamera e ziles së derës, të postuar në Facebook, kaluan çdo pritshmëri dhe u bënë shumë shpejt virale.

“Kjo ishte dërgesa e parë që kam parë me ushqime në derë për shpërndarësit”, ka thënë Karim Ahmad-Reed për Yahoo. “Kam harruar të ha drekë atë ditë dhe kam qenë i uritur e i dehidratuar. Uoma është një xhevahir dhe një njeri me shpirt të madh. Unë jam mirënjohës që i kam sjellë asaj lumturi, ashtu siç ajo ka sjellë për mua”, thotë ai. “Bota ka nevojë për më shumë dashuri”. N.Gj

Flash Lajme

Më të lexuarat