Ndoshta mund të jetë ende herët për të folur mbi iPhone-t e vitit 2021. Por nëse thashethemet rezultojnë të vërteta do të duhen dy vjet për t’u bërë gati.

Kjo pasi, “Apple” po planifikon të heqë portën e karikimit në iPhone 2021 për të sjellë një model që thjesht rimbush pa tela (wireless). Të paktën i këtij mendimi është analisti i mirënjohur i “Apple”, Ming-Chi Kuo.

Kuo shpjegon se pret që “Apple” të “krijojë më shumë diferenca mes dy iPhone-ve të tij të nivelit të lartë, (pra, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13) duke hamendësuar se kompania ruan emërtimet e tanishme.

Nuk është hera e parë që pretendohet se “Apple” do të eliminojë gradualisht portën e karikimit. Por eliminimi i saj do të ishte një hap dramatik, me pasoja të mëdha në krejt industrinë e aksesorëve.

Përditësimi do t’i bënte vitet e paisjeve të padobishme, duke përfshirë të gjitha kufjet me tela. Dhe do t’i detyronte përdoruesit e iPhone të mbështeten në Bluetooth, i cili mund të jetë problematik.

Kuo mendon se ky ndryshim i veçantë do të kufizohet në iPhone-t më të shtrenjtë. Sidoqoftë janë vetëm hamendësime. Për më tepër 2021-shi nuk është aq afër, kështu që rrini të qetë! /E.SH/

Flash Lajme