Kompania japoneze fillon fluturimet e para testuese të veturës më të vogël fluturuese.
Kompania japoneze SkyDrive Inc, ka filluar testimet e para të prototipit të veturës fluturuese që pilotohet nga njeriu.


Fluturimet e fundit testuese janë kryer brenda një objekti që kompania e përdor për hulumtime në Nagoya. Kompania shpreson se do të mund ta bëjë demonstrimin publik të veturës gjatë kësaj vere, transmeton Telegrafi.
SkyDrive ishte themeluar nga ish-inxhinieri i Toyota, i cili ka për qëllim të nxjerr në shitje “veturën më të vogël në botë fluturuese”.
Siç raporton Asahi Shimbun, SkyDrive, ka bërë të ditur se vetura do të duhej të ishte e gatshme në vitin 2023, kurse prodhimi në numër të madh do të duhej të fillonte më 2026.
Toyota pati dhënë një “infuzion” kompanisë në vlerë prej rreth 350 mijë dollarë, duke shpresuar se kjo ndihmë do t’iu mundësojë të zhvillojnë veturën fluturuese.

Flash Lajme

Më të lexuarat