Me mbi një miliard përdorues, Instagram është kthyer padyshim në një nga aplikacionet më të njohura në të gjithë botën.
Njerëzit duken sikur janë në “garë” për të postuar foton më të bukur e për të marrë sa më shumë pëlqime.


Por një studim i ri ka zbuluar një “trik” të thjeshtë sesi të rrisni numrin e pëlqimeve në fotot tuaja.
Studiues nga Universiteti Rowan në Nju Xhersi kanë zbuluar se nëse ju përdorni filtra në një foto, atëherë shanset që ajo të pëlqehet më shumë nga ndjekësit tuaj janë më të mëdham përcjell Vizion Plus.
Po ashtu, sipas studiuesve, si postime më të pëlqyera janë edhe ato ku ju tregoni për punën apo hobin tuaj.
Ata kanë analizuar 1.873 selfie, duke përfshirë numrin e pëlqimeve që marrin dhe nëse në foto ka ose jo filtra.
Rezultati ishte që selfiet me filtra merrnin më shumë “like” se ata pa filtra.

Flash Lajme

Më të lexuarat