Dominimi i Amazon, Microsoft, Apple dhe Google edhe në një treg të paqëndrueshëm vijon qëndron tek aftësia e tyre për të tronditur industritë e vjetra dhe krijuar të reja duke gjeneruar miliardë dollarë fitim.


Amazon rrëmben kurorën e kompanisë më me vlerë në botë
Amazon është titani më i fundit i teknologjisë që mori kurorën e kompanisë më me vlerë në botë.

Vlera e kompanisë arriti në 795 miliardë dollarë duke u bërë hera e parë që kompania fiton këtë titull.

Amazon i dha fund sundimit disa javor të Microsoft që mbylli ditën në 785 miliardë dollarë.

Gjiganti i softuerit Apple e humbi këtë pozicion në fund të muajit Nëntor dhe shqetësimet për rënien e shitjeve të iPhone bërë që kompania tash, të renditet vetëm e katërt në botë pas Google.

Ky i fundit vlerësohet me 745 miliardë dollarë.

Rritja e vlerës së aksioneve të kompanisë ditën e Hëne vjen pasi ekziston shpresë për dialog mes Uashingtonit dhe Pekinit për luftën tregtare.

Javën e kaluar aksionet e kompanisë u rritën me 8.5%.

Megjithatë në tre mujorin e fundit kompania ka humbu 25% të vlerës, rënia më e madhe në një dekadë.

Në Tetor kur Apple u vlerësua me 1.1 trilion dollarë, Amazon arriti deri në 1 trilion dollarë.

Megjithatë katër të parët janë tepër të mëdha për pjesën tjetër. Në vendin e pestë vjen Berkshire Hathaway i Warren Buffet me një vlerë tregu prej 485 miliardë dollarë.

Facebook që ka humbur vlerë për shkak të skandaleve që kanë përfshirë vjen në vendin e gjashtë.

JP Morgan Chase dhe Johnson & Johnson kanë vlerë prej 350 miliardë dollarësh. Walmart 300 miliardë dollarë.

Dominimi i Amazon, Microsoft Apple dhe Google
Dominimi i Amazon, Microsoft, Apple dhe Google në një treg të paqëndrueshëm qëndron tek aftësia e tyre për të tronditur industritë e vjetra dhe krijuar të reja duke gjeneruar miliardë dollarë fitim.

Sidomos Amazon është zgjeruar në disa industri nga reklamimi tek pajisjet elektronike që kontrollohen me zë e deri tek krijimi i përmbajtjeve.

Amazon dëshiron të ofrojë në shtëpitë tona çdo gjë që kemi nevojë por gjiganti i e-commerce përballet me vështirësi nëse do të bëhet perandoria që synon.

Këto katër të mëdhenj e nisën shumë ndryshe rrugëtimin e tyre: Amazon si e-commerce, Apple me kompjuterë dhe smartfonë, Alphabet me kërkimin në internet dhe Microsoft me softuerë konsumatorë dhe biznesi.

Me kalimin e kohës jo radhë herë i kanë hyrë në hise njëri tjetrit në përpjekje për të ofruar çdo gjë.

Amazon, Microsoft dhe Google janë lojtarë madhorë në ofrimin e shërbimeve cloud që Amazon e shpiku 12 vite më parë.

Gartner parashikon që ky sektorë të gjenerojë 65.9 miliardë dollarë në 2021 ndërsa në 2017-ën ishte 25.3 miliardë dollarë.

Ishte aftësia e Microsoft për të mbajtur konsumatorët me softuerë bazuar në cloud siç është rasti i Office që mbajti të gjallë optimizmin tek investitorët e Wall Street por edhe në një linjë me konkurrentët.

Sot është kompania numër dy në infrastrukturën cloud pas pionerit Amazon.

Google është i katërti dhe së fundit ka ndryshuar bosin e këtij departamenti. Edhe pse Apple nuk shet shërbime cloud, vlerësohet që nga iCloud merr 3 miliardë dollarë të ardhura.

Google nga ana tjetër biznes kryesor ka reklamimin ku Microsoft gjithashtu konkurron. Por Amazon ka ndërtuar një perandori duke përdorur dyqanin online.

Së bashku prodhojnë pajisje të ndryshme nga iPhone tek Chrombook tek Surface dhe Kindle dhe secila prej pajisjeve ka një qëllim tu shesë shërbime dhe softuer përdoruesve.

Në veçanti strategjia në fjalë ka ndihmuar Apple të zgjerojë biznesin e shërbimeve në 37 miliardë dollarë në 2018-ën ndërsa shitjet e iPhone po bien.

dhe Microsoft që është distancuar nga biznesi i pajisjeve mobile ka ndërtuar një biznes hardueri fitimprurës si Surface apo konsolat Xbox.

Gjigandët e teknologjisë gjithashtu konkurrojnë për hapësirën e re të inteligjencës artificiale, makinave me sistem vetëdrejtimi dhe asistentëve dixhitalë.

Secila prej tyre prodhon një altoparlant që kontrollohet me zë ku në rastin e Microsoft softueri i tij përdoret në harduerë të të tjerëve.

Beteja e tyre për supremaci ka bërë që investitorët të jenë më guximtarë se asnjë herë më parë.

Sipas analistëve pavarësisht se në tre mujorin e fundit të 2018-ës pati një frikë për ngadalësim të tregjeve, optimizmi i ri i ka shuar ato. /PCWorld Albanian