‘Bugatti’ mund të hyjë në prodhim në vitin 2023.

Nëse merr dritën e gjelbër, modeli ‘Crossover’ i kompanisë popullore të prodhimit të automobilave ‘Bugatti’ mund të hyjë në prodhim në vitin 2023.

Kohët e fundit, një raport deklaroi se modeli i ardhshëm i Bugatti do të jetë një ringjallje e ‘Royale’ si një limuzinë ultra luksoze, krejtësisht elektrike.

Tani, Car Magazine raporton se Bugatti po konsideron gjithashtu zhvillimin e një makine sportive me dy dyer “crossover”.

Kompania njoftohet se ka përfunduar propozimet për modelin e saj të dytë dhe është në pritje të miratimit nga Volkswagen Group, i cili në fund do të vendosë se çfarë forme do të marrë, transmeton “Alsat M”.

Publikimi pretendon se do të posedojë 641 kuaj-fuqi, motor 4 litërsh të tipit V8, por disa shtesa elektrike do t’i ndihmojnë të arrijë një mijë kuaj-fuqi.

Flash Lajme