“Samsung” po lançon sensorin e parë në botë 64 megapiksel për smartfonët, pikërisht ISOCELL Bright GW1.

Çipi i cili ka më shumë rezolucion sesa sensor aktual i Samsung 48-megapiksel do të ketë të njëjtët piksel me madhësi 0.8-mikrometër.

GW1 do t’i lejojë përdoruesit që të përdorin plotësisht sensorin dhe prodhuar imazhe të plota 64-megapiksel.

Kësisoj fizikisht do të ketë përmasa më të mëdha, dhe do të mund të kapë dritë më shumë.

Hapësirat efektive të pikselëve katërfishohen duke ju lejuar të kapni foto më të pastra dhe kur drita është e kufizuar.

“Samsung” tha se do të nisë prodhimin në masë të sensorit në gjysmën e dytë të 2019-ës. Derisa “Sony” t’i përgjigjet sensorit të ri të “Samsung” ky i fundit do të më i miri në treg.