Rrjeti social “Instagram” raportohet se ka ndalur së funksionuari për disa prej përdoruesve anekënd botës.
Raportohet se postimet e fundit të historive dhe fotove nuk janë hapur normalisht.
Shumë përdorues kanë raportuar në “Twitter” problemet me “Instagramin”. Sajti “Down Detector” bën me dije se problemet janë shfaqur kudo në botë, por nuk i kanë prekur të gjithë përdoruesit.
Kujtojmë që rrjeti social i shpërndarjes së fotove dhe videove është një ndër më të përdorurit vitet e fundit, jo vetëm në nivel individual por edhe për biznes.
