Në shumë kompani teknologjike, të lejosh punëtorët të punojnë nga shtëpia është një pengesë që tregon edhe besimin e punëdhënësit. Me shpërthimin e koronavirusit në Kinë, shumë punonjës të kompanive teknologjike u detyruan të punojnë nga shtëpia.

Ata tregojnë se nuk kanë pushuar fare, 24/24 në punë.

Stërvitja masive për të punuar nga shtëpia nisi në fillim të shkurtit, pasi autoritet janë në luftë me epideminë e koronavirusit që ka infektuar  64,000 njerëz, dhe ka marrë mbi 1600 jetë.

Ndërsa festimet e Vitit të Ri iu afruan fundit, DingTalk, një aplikacion nga gjiganti i tregtisë Alibaba, papritmas kapërceu 37 pika duke u bërë aplikacioni i 3-të më i shkarkuar i iOS në Kinë, sipas firmës kërkimore të matriks, App Annie.

Ka qenë në vendin e parë këtë javë, pasi disa kompani që kishin marrë një pushim të zgjatur të Vitit të Ri u kthyen në punë, ndërsa të tjerët vazhduan të punojnë nga shtëpia. Gjiganti i lojërave me bazë në Shenzhen, Tencent, tha të dielën se punonjësit e tyre në territorin e Kinës duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia deri në 24 shkurt. Alibaba, gjithashtu u kërkoi punonjësve që të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia deri në njoftimin e mëtejshëm, informon dardania.com

Disa kompani po tentojnë të rikthehen në zyrë. Gjiganti i motorit të kërkimit “Baidu” lejoi grupe të vogla punonjësish që të ktheheshin në zyrë këtë javë, por kërkoi që ata së pari të marrin miratimin nga mbikëqyrësit dhe gjithashtu të tregojnë nëse ata kishin qenë në karantinë për më shumë se 14 ditë, nëse kishin udhëtuar në provincën e prekur më keq, Hubei.

Punëtorët po punojnë me orë shtesë, nga ora 9 e mëngjesit, deri në 9 të mëngjesit tjetër, gjashtë ditë në javë. Tani punëtorët kanë filluar të mendojnë se në fakt të punosh nga zyra nuk është aq keq, krahasuar me shtëpinë.

“Kjo nuk është punë nga shtëpia, por punëtori që futet në një “karantinë të detyruar “. Unë nuk kam kohë as të pi një kafe dhe të takoj miq tani, pasi kam punuar nga shtëpia për një javë.”,- tha një punëtor i teknologjisë me bazë në Pekin, i cili nuk pranoi ta jepte emrin, sepse politika e kompanisë nuk i lejon ata të flasin me shtypin.

“Maimai”, rivalja më e madhe e LinkedIn në Kinë, po ua merr shpirtin punëtorëve, jo vetëm me punën me orë të zgjatura, por edhe me masa shtrënguese, pasi punëdhënësit kanë një mosbesim të paparë ndaj punonjësve të tyre. Ata u dërgojnë ditarin e punës shefave të tyre çdo ditë.

“Jam shumë keq. Mbikëqyrësi im më kërkoi që t’u dërgoja atyre një selfie çdo gjysmë ore dhe të ndaja vendndodhjen time me ta në kohë reale duke përdorur WeChat. Unë dyshoj se menaxheri im nuk më beson vërtet. Çfarë duhet të bëj?”, tha një punonjëse që punonte për një kompani mediatike, në Pekin.

Një punonjës që pretendoi se punonte për Meituan Dianping, një firmë për furnizimin e ushqimit që u ka kërkuar punonjësve të punonin nga shtëpia gjatë javës tjetër, u ankua se atyre u kërkua nga departamenti që të mbajnë kamerat ndezur për të transmetuar live sesi punojnë.

Edhe kur nuk ka monitorim nga eprorët, shumë punonjës thonë se nuk ka qenë e lehtë për ta të punojnë nga shtëpia. Një punëtore me qendër në Hangzhou në gjigantin fintech kinez “Ant Financial” i tha Quartz se ajo duhet të bëjë videokonferenca çdo mëngjes, ndërsa luan me fëmijën që rri gjithë ditën në shtëpi, pasi shkollat janë mbyllur, shkruan dardania.com

Për sa kohë që situata në Kinë bllokon faqet e internetit të mëdha perëndimore si Google dhe Facebook, proceset e punës në shtëpi varen nga gjigantët e teknologjisë vendase që ofrojnë homologët e tyre të Google Doc ose Slack. Përdoruesit nga rreth 10 milionë korporata përdorën DingTalk të hënën e kaluar (3 shkurt), duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme. Në DingTalk, përdoruesit mund të krijojnë grupe bisedimesh në ekip, të shikojnë organizimet dhe mbajnë konferencën me video.

Përpos programeve kontrolluese, ka edhe nga ato që janë në dispozicion të punonjësve. DingTalk prezantoi një filtër zbukurimi për konferencat që realizohen me video.  Ndërkohë, Feishu, një aplikacion i mesazheve të ndërmarrjeve nga pronari i TikTok, ByteDance që lejon ndarjen e skedarëve dhe redaktimin e dokumenteve, nxori një platformë të menaxhimit të shëndetit në përgjigje të koronavirusit ku punëtorët mund të regjistrojnë vendndodhjen e tyre dhe temperaturën ditore.

Aplikacioni është duke u përdorur nga mbi 50,000 punonjës në ByteDance. //dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All