Ndonëse Europa u përfshi nga stuhia “Ciara”, Shqipëria ka pasur një mot të qëndrueshëm.

Ditët e fundit temperaturat kanë qenë të larta për stinën e dimrit dhe rrezet e diellit kanë qenë prezente.

Kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e nesërme, ndërsa e mërkura dhe e enjtja do të sjellin ndryshime.

Temperaturat do të zbresin me disa gradë dhe do të kthehen reshjet e shiut.

Ndërsa, ditën e premte dhe fundjava parashikohen sërish me diell dhe temperaturat janë në rritje.


Flash Lajme

Më të lexuarat