Flokët janë një pjesë shumë e brishtë e trupit të njeriut por shumë i rëndësishëm për paraqitjen e jashtme.

Ekspertët thonë se edhe shampot përmbajnë substanca të dëmshme siç është sulfati, të cilat kanë një ndikim të fortë jo vetëm tek floku por gjithë organizmi në përgjithësi.

Shëndeti i flokut është gjithë kohës nën kërcënimin e ndotësve të jashtëm por ndikohet fort edhe nga mungesa e ushqyesve të rëndësishëm që merren vetëm nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm.

Për rrjedhojë, ekspertët këshillojnë aplikimin e produkteve natyrale për të mirëmbajtur dhe ushqyer flokun.

Një prej këtyre produkteve natyrale është soda e bukës.

Kjo e fundit përdoret për pastrim, gatim por edhe kundër disa sëmundjeve.

Vlera e Sodës së Bukës për Shëndetin e Flokëve

Soda e bukës ofron përfitime të larmishme për flokët.

Së pari, soda e bukës e pastron atë dhe i jep shkëlqim.

Së dyti , ajo e bën flokun më të fortë dhe stimulon rritjen e tij.

Soda e bukës, rigjeneron flokët e dëmtuar duke i bërë ato më të shëndetshëm dhe plot jetë.

Për më tepër, soda e  bukës nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm, ndonëse përpara përdorimit, njerëit këshillohet të sigurohen që nuk janë alergjikë ndaj saj.

Si Ta Përdorni Sodën e Bukës Për Shëndetin e Flokut

Soda e bukës duhet përzier me ujin e pastër në një shishe qelqi ose plastike.

Nëse keni flokë të shkurtër përzieni një lugë gjelle me sodë buke dhe 3 lugë gjelle me ujë.

Nëse floku juaj arrin deri tek supet, atëherë duhet të përdorni një e gjysmë lugë gjelle me sodë buke me 6 lugë ujë.

Sa më i gjatë të jetë floku, aq më shumë sodë buke mund të përdorni.

Maskën mund ta përdorni në flokë të lagur ose të thatë duke e aplikuar nga rrënja tek majat.

Mbajeni maskën për disa minuta dhe më pas lajeni kokën me ujë të vakët.

Për shpëlarje mund të përdorni një tretësirë uthulle duke përzier një lugë gjelle me uthull molle me 4 lugë gjelle ujë


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All