Një infermiere e traumatizuar qau me lot ndërsa kujtonte një ndërrim ankthi mes krizës së përkeqësuar nga koronavirusi, që ka bërë që spitalet të stërmbushen me pacientë.

Infermierja nga Michigan, tha që e realizoi videon pas një ndërrimi 13-orësh dhe për të paralajmëruar njerëzit që të marrin shpërthimin seriozisht, transmeton lajmi.net.

“Nuk ia kam idenë se çfarë ndodhi në 13 orët e fundit. Sinqerisht njerëz, ishte sikur të operoje në një front lufte”, ka thënë në video infermierja, e identifikuar si Melissa Steiner, me lot në sy. “Pra, në thelb unë kalova 13 orët e fundit në trajtimin e dy pacientëve me sëmundje kritike Covid-19 në ventilator”.

Lutja e infermieres vjen në kohën kur spitalet në SHBA po pësojnë mungesë furnizimi medikamentesh mjekësore dhe në periudhën kur OBSH ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen qendra tjetër e koronavirusit. /Lajmi.net/

This is an ICU Nurse in Southeast, MI after working 13 hrs treating 2 critically ill COVID patients on the vent by herself.

"It honestly felt like I was working in a war zone…I'm already breaking so people please take this seriously" ?

A HERO

LISTEN TO HER! ? pic.twitter.com/dNFbPN0fpd

— StanceGrounded (@_SJPeace_) March 26, 2020


Flash Lajme

Më të lexuarat