Aktivistja për ndryshimin e klimës, Greta Thunberg ka zbuluar në Instagram se beson se ajo kishte Covid-19, por që nga ajo kohë ka bërë një rikuperim.

Në një postim të ndarë të martën, Suedezja tha se ajo ishte e detyruar të izolohej pasi u kthye nga një udhëtim në Evropën qendrore dhe tha që ishte ‘jashtëzakonisht e mundshme’ që ajo kishte virusin,raporton “indy100”, transmeton lajmi.net.

Asnjë testim nuk është i disponueshëm në Suedi, pavarësisht se vendi ka mbi 2,000 raste të konfirmuara dhe 40 vdekje. 17-vjeçarja tha që ajo kishte vetëm simptoma të buta të virusit: të ndjehej e lodhur, dridhje, dhimbje të fytit dhe kollë.

Fatmirësisht, Greta ka deklaruar se ka bërë një rikuperim të plotë dhe gjithashtu ka ndarë një lidhje me postimin në Instagram në Twitter.

Ndërsa shumica e vendeve në Evropë kanë miratuar masa të rrepta bllokimi për të luftuar virusin, Suedia ka ndërmarrë një qasje më ‘eksperimentale’ dhe ende nuk ka goditur qytetarët e saj. /Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat