Pas Luftës së Dytë Botërore, pati një rritje të numrit të fëmijëve ndërsa bota u vendos përsëri në jetën normale duke përcaktuar brezin.

Dhe tani në mes të pandemisë aktuale të koronavirusit, mund të jemi duke parë të njëjtin trend.

Mund të ketë një rritje të numrit të bebeve të lindura si rezultat i bllokimit, shkruan Metro, transmeton lajmi.net.

Ministrja e Shëndetësisë Nadine Dorries, një politikane britanike, ka vënë në dyshim se sa të zënë do të jenë shërbimet e lehonisë në nëntë muaj kohë.

Ndërsa njerëzit qëndrojnë në shtëpi gjatë mbylljes për shkak të pandemisë koronavirus, çiftet mund të kenë më shumë seks, duke çuar në më shumë bebe, të planifikuar ose të paplanifikuar.

Kohët e fundit, kishte edhe lajme shqetësuese se mund të ketë mungesë globale të prezervativëve për shkak të vendeve në të cilat prodhohen. /Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All