Një djalë dhe një vajzë të lindur në mes të koronavirusit në Indi janë emëruar Corona dhe Covid.

Prindërit e Covid dhe Corona shpresojnë se emrat e binjakëve do të shërbejnë si kujtesë për vështirësitë që kapërcenin ndërsa u sollën në botë gjatë pandemisë, transmeton lajmi.net.

Por çifti nga qyteti i Raipur thonë se mund të ndryshojnë mendime më vonë dhe të riemërtojnë fëmijët. Kur stafi i spitalit gjithashtu filloi t’i quante foshnjat si Corona dhe Covid, më në fund çifti vendosi t’i emërtojnë ata pas pandemisë.

Një zëdhënës i spitalit tha se të dy Covid dhe Corona janë të shëndetshëm dhe tani janë larguar me nënën e tyre. /Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat