Samantha X, emri i së cilës është Armanda Goff, i tha News.com.au se një ndër indikacionet që rrallëherë vërehet është tendenca për shfajtësim, si dhe ardhja në shtëpi me flokë të lagura, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Ish-përcjellësja tha se përkundër kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë së koronavirusit, tradhtimet vazhdojnë.

“Burrat ende tradhtojnë edhe në izolim, absolutisht,” tha ajo. “Ata çdoherë gjejnë një mënyrë”.

Ajo shtoi se gjithmonë do të ketë mënyra për ata që kanë afera për ta bërë këtë, duke thënë: “Ju e lejoni një gjë të tillë”, duke pasur parasysh gratë.

Ish-eskorta sugjeroi gjithashtu që të dashuruarit duhet të kenë parasysh shenjat delikate në bisedë nëse dyshojnë se partneri i tyre është duke i gënjyer ato. /Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat