Australianët do të kenë mundësinë që të shohin një hënë të pazakontë pasi një eklips do të ndodhë në orët e para të së shtunës. Fenomeni në fjalë, që njihet ndryshe si eklips penumbral, ndodh kur toka, dielli dhe hëna vendosen në një vijë.

Kjo do të thotë se toka nuk e lejon dritën e diellit që të arrijë hënën, duke krijuar kështu një hije mbi të. Pamja e pazakontë do të mund të shihet rreth e qark vendit ndërsa pritet që të nisë rreth orës 3.45 të mëngjesit në bregun lindor dhe në 1.45 në atë perëndimor.

Astrofizikani David Gozzard, nga Universiteti i Australisë Perëndimore u shpreh për mediat se eklipsi do të zgjasë për tre muaj.

“Hëna luleshtrydhe quhet hëna e plotë në qershor dhe eklipse të tilla hënore ndodhin gjithmonë kur hëna është e plotë,” tha ai për Daily Mail Australia.

“Quhet eklips penumbral pasi hija e Tokës ka një rajon të jashtëm të paqartë ku ju mund të shihni vetëm një hije të pjesshme dhe jo një hije të plotë të diellit. Quhet penumbra dhe është zona du do të kalojë Hëna,”shtoi ai.

Ky fenomen nis sezonin e eklipseve për këtë vit.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All