Si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike gjithnjë e më të theksuara, në zemër të qytetit Düsseldorf, Gjermani është ndërtuar një ndërtesë e pazakonshme: më shumë se 30.000 bimë e mbulojnë fasadën e objektit pesëkatësh afarist Kö-Bogen II.

Bimët, kryesisht kacavjerrëse, janë vendosur në fasadë në formën e gardhit të gjallë i cili shtrihet në 8 kilometra nëpër muret e pjerrëta dhe kulmin e ndërtesës, të cilën e ka projektuar studio gjermane e arkitekturës Ingenhoven Architects.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Përvec bimëve, në fasadë është vendosur edhe sistemi për ujitje dhe drenazhim, mirëpo sipas projektuesve, pritet që fasada e gjelbër t’i kontribuojë pastrimit të ajrit sa edhe 80 trungje pemësh fletërënëse.

Përveç pamjes shumë të bukur fasada siguron edhe izolim më të mirë të ndërtesës, por kontribuon edhe uljes së temperaturës së ajrit në ambientin e ndërtesës, gjë që është posaçërisht e rëndësishme për ambientet e qyteteve gjatë ditëve të ngrohta.

Për gjelbërimin e ndërtesës është zgjedhur shkoza e bardhë, bimë e cila është vendase dhe vetvetiu është rezistuese dhe e përshtatshme për mirëmbajtje, transmeton Telegrafi

Bimët mbajnë fletët e tyre edhe gjatë dimrit, janë rezistuese ndaj goditjeve të erërave të forta, dhe mundësia për tu dëmtuar nga njerëzit është e vogël/

Përveç objektit kompleks të hapësirave të zyrave gjendet edhe një objekt i vogël në formë trekëndëshi në të cilin janë vendosur restorantet dhe shëtitoret, kulmi i të cilave gjithashtu është i mbuluar me gjelbërim.


Flash Lajme

Më të lexuarat