Mbrëmjen e sotme, në qiell do shfaqet një Hënë e plotë “luleshtrydhe” dhe e cila do të arrijë eklipsin hënor, sipas astrolonomëve.

E cilësuar si “Hënë Luleshtrydhe” nuk do të thotë se do të jetë e kuqe apo rozë, por emri vjen nga fakti se ka patur prodhim të gjerë të luleshtrydheve në këtë periudhë të vitit.

Hëna do të arrijë kulmin në orën 20:12, sipas orës britanike do të shfaqet ndryshe nga herët e tjera për shkak të eklipsit.

Një eklips hënor do të thotë kur Toka pozicionohet mes Hënës dhe Diellit, gjë që sjell një hije rreth Hënës.

Eklipsi i plotë hënor do të fillojë rreth orës 18:45, por nuk do të shihet në Britani deri në orën 20:12 dhe do të përfundojë në orën 21:00.  Astronomët thonë se vendi më i mirë për ta parë është hemisfera jugore.


Flash Lajme

Më të lexuarat