Të përdorësh telefonin më shumë se 5 orë në ditë shton me 43% mundësitë që të rrezikoheni nga obeziteti.

Është ky alarmi që jep një studim i realizuar nga Kolegji i Kardiologjisë në SHBA.

Specialistët shprehen se përdorimi për një kohë të gjatë i smartfonit u hap rrugë një jete sedentare dhe redukton mundësitë që të përfshihemi në aktivitete fizike

Dhe të gjitha këto kushte argumentojnë ekspertët janë të lidhur me shtimin e risqeve të vdekjeve të parakohshme. Por janë edhe faktorë rreziku që çojnë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, tumoret, apo edhe problemet e qarkullimit të gjakut.

Duke u lidhur pas telefonëve për një kohë shumë të gjatë nisin edhe të tjera sjellje të cilat dëmtojnë shëndetin e individëve sikurse është kequshqyerja.

Në studimin amerikan u morën në analizë rreth 1060 studentë të moshave nga 19-20. Të rinjtë u monitoruan gjatë përdorimit të smartfonëve.

U pa se duke parë dhe duke përdorur më shumë se 5 orë telefonin në ditë shtohej me 43% rreziku që të prekeshin nga obeziteti.

Në kushte të tilla janë të predispozuar të konsumojnë pije të ëmbla, fast-food apo edhe të tjera ushqime të ëmbla duke iu bindur negativisht një stili jetese aspak të shëndetshme.


Flash Lajme

Më të lexuarat