Tretja  e mirë dhe produktet e bulmetit janë gjithnjë një kombinim shumë i diskutueshëm.

Kjo për shkak se ushqimet që përmbajnë laktozë, për shumë persona mund të shkaktojnë probleme të tretjes dhe stomakut.

Pra qumështi, kosi apo djathërat nuk janë zgjedhja e duhur nëse vuani nga konstipacioni apo tretja.

Pavarësisht kësaj ekspertët rekomandojnë qumështin e dhisë si një alternativë e mirë për shëndetin e stomakut.

Vlerat e qumështit të dhisë

Megjithëse nuk është gjerësisht i përdorshëm, qumështi i dhisë ka të njëjtat vlera me atë të lopës.

I pasur me vitaminë D, magnez, kalium dhe yndyrna të shëndetshme qumështi i dhisë është një vlerë e shtuar për organizmin.

Gjithsesi ndryshe nga qumështi i lopës apo lloje të tjera të qumështit, ai i dhisë ndihmon shumë shëndetin.

Si e ndihmon tretjen

Ndryshe nga qumështi i lopës, ky lloj përmban një lloj probiotiku që quhet oligosakarides.

Pikërisht ky probiotik është edhe fillimi i tretjes së mirë dhe funksionimit të stomakut.

Konsumimi i këtij qumështi do t’ju bëjë të ndiheni të qetë dhe barku i fryrë e i fortë nuk do të ekzistojë.

Edhe për personat që ndihen të fryrë apo ndjejnë shqetësime pak pasi kanë konsumuar qumësht lope, tek ai i dhisë nuk do ta ndjejnë këtë shqetësim.

Kjo për shkak të proteinës A1 të cilën qumështi i dhisë e përmban shumë më pak se ai i lopës.

Këtë proteinë shumë njerëz nuk arrijnë ta tresin mirë, ndaj për të evituar problemet mundohuni të zëvendësoni qumështin e lopës me atë të dhisë.

Ku ta gjeni

Qumështi i dhisë gjendet lehtësisht në dyqane apo mund edhe ta merrni direkt nga fermerët, duke u siguruar që është më parë i pasterizuar.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All