Shpesherë bletët lodhen duke fluturuar lule më lule për të mbledhur nektar në shportat e tyre, aq sa futen me kokë brenda lules për të fjetur pak. Me sa duket, ashtu si dhe njerëzit bletëve nuk u mjafton gjumi i natës por kërkojnë dhe një pushim i vogël ditën.

Disa nga tipet më të mëdha e më leshtore të bletëve kanë një shportë për mbledhjen e polenit dhe ndalojnë shpeshherë për të fjetur në lulet e tyre. Ato punojnë me turne dhe flenë dhe në koshere por kjo nuk i ndalon të bëjnë pushim gjatë punës së tyre. Sipas studiuesit Brandon Hopkins, i Washington State University, gjumi është i rëndësishëm për bletët pasi i bën të kujtojnë se ku e kanë gjetur nektarin dhe polenin. Bletët meshkuj qëndrojnë jashtë gjatë natës, shpeshherë në grupe të mëdha, me qëllim të çiftohen me femrat që janë kandidate për të zëvendësuar mbretëreshën, e cila mund të jetë e moshuar. Femrat e bletëve kryejnë të gjitha punët, kujdesen për mbretëreshën dhe mbledhin ushqimin. Pa to i gjithë ekosistemi tokësor do të dështonte, kështu që nëse shikoni një bletë që fle në lule, vetëm urojini gjumë të ëmbël.

Image
Image
Image
Image
Image
ImageImage

Flash Lajme

Më të lexuarat