Akullnajat e përhershme janë disa nga vendet më të veçanta dhe të çmuara në botë, nga momenti që përfaqësojnë rezervuarin më të madh të ujit të pijshëm në planet.

Por sipërfaqja e tyre po tkurret çdo vit e më shumë nga faktorë të ndryshëm, më së shumti prej ngrohjea globale.

Rasti i fundit përfshin akullnajën Presena në Italinë e veriut, sipas pamjeve të marra nga hulumtuesi Biagio Di Mauro, i këshillit Kombëtar të Kërkimeve.

Akullnaja në fjalë është shndërruar në rozë. Pamje mbresëlënëse, po mos të ishte një sinjal aspak i mirë për klimën. Shkaku i ngjyrës “romantike” është përcaktuar tek një algë specifike, Chlamydomonas nivalis, që mbart pigmentin rozë.

Kjo algë rritet aty ku rriten temperaturat dhe ku dëbora nuk bie në mënyrë të vazhdueshme. Jo vetëm, por ngjyra me e errët e akullit e bën atë më të rrezikuar nga shkrirja.

Alga të tilla janë identifikuar edhe në vende të tjerë, nga Andet në Himalajat, dhe është fenomen që po shqetëson ekspertët e mjedisit në rang botëror.

Fenomeni që po shqetëson shkencëtarët/ Sinjal i keq për Fenomeni që po shqetëson shkencëtarët/ Sinjal i keq për Fenomeni që po shqetëson shkencëtarët/ Sinjal i keq për Fenomeni që po shqetëson shkencëtarët/ Sinjal i keq për


Flash Lajme

Më të lexuarat